Mirësevini në qytezën “Marigona Hill”

Një botë pa kufij, e përbërë nga bulevarde të gjera dhe parqe ku ju mund të përjetoni magjinë e ngjyrave.

“Marigona Hill” edhe këtë herë dëshmon se mundësitë për ngritjen e nivelit të jetesës tejkalojnë imagjinatën.
Një qytezë me vendbanime që nuk mbeten vetëm ëndërr por tashmë një realitet.

“Marigona Hill” zë vend në pjesën e Prishtinës së Re, me lokacion pas Pallatit të Drejtësisë, në afërsi me Liqenin e Badovcit dhe njëkohësisht pranë mushkërive të qytetit të Prishtinës, parkut të Gërmisë, me lartësi mbidetare 775m.

Pra kjo është adresa ku të gjitha të mirat shkrihen në një vend.
Qyteza është e rrethuar në të dyja anët nga malet, e cila ju mundëson të shijoni pamjet panoramike nga dritarja e vendbanimit tuaj.

Sapo të dilni nga dera e shtëpisë tuaj, ju do të ndesheni me gjallëri, me kushte të cilat i keni ëndërruar që të lehtësojnë jetën duke plotësuar dëshirat për një vendbanim PËRRALLORË.

Apartamentet

Të jetosh në apartamentet e konceptuara në Marigona Hill do të thotë të zgjohesh çdo ditë dhe të jetosh në sinonimin e pësosmërisë, në magjinë e arkitekturës së sotme që e bën jetesën në këto apartamente një përjetim në vetvete.

Apartamentet përmbajnë shumë veçanti mbresëlënëse si: shtrirja e xhamave përreth apartamentit të cilat mundësojnë pamje marramendëse që ju frymëzojnë, lartësi tē katit deri në 4m, organizime një dhe dy-katëshe, mundësi për pishinë individuale, kopshte botanike dhe veçanti tjera unike. Konceptet e apartamenteve janë një ftesë për të provuar rutinat e përditshme në një qytezë kreative, që është e lidhur ngushtë me komunitetin, me parqe të ndryshme dhe qendra rekreative.

Në Marigona Hill ju do të keni rast të jetoni në ekskluzivitetin e rezidencave/ apartamenteve me sipërfaqe nga 72m2 e deri në 500m2. Të gjitha apartamentet përbëhen nga korridore të ndriçuara me galeri dhe recepcion të centralizuar.

Ju do të keni mundësinë të zgjedhni nga konceptet më të bukura të ndërtuara gjerë më tani:

“Supreme” Apartment
“Maison” Apartment
“Splendour” Apartment
“Elysian” Penthouse

Now can
be YOURS!

Tarracierë

Ambientet e vendbanimit të njohura si “Tarracierë” janë koncepti më i ri në Kosovë, koncept ky që na ka përcjellur që nga faza e parë e ndërtimit të “Marigona Hill”.

Tarracierët në fazën e dytë prezantohen edhe me risinë e “Duplex Penthouse” të një modeli dy-katësh.

Shumica e tarracierëve kanë vetëm 2 apartamente në një kat dhe 8 apartamente në total për ndërtesë.

Tarracierët kanë lartësi kati prej 3m, dritare të gjata dhe ndriçim natyral.

We live
our own
FAIRYTALE!

Shtëpitë

Shtëpitë e ndërtuara në qytezën tonë janë vendbanimi juaj perfekt.

Materialet janë përzgjedhur me kujdes, duke filluar nga fasada e jashtme me tulla, granit dhe mermer, deri tek izolimi akustik, që ju siguron ngrohje në dimër dhe freski gjatë verës.

Brenda shtëpive hapësirat janë konceptuar me kujdes dhe përmbajnë qëndrimin ditor me lartësi mbi 4.5m i cili përjetohet qe nga momenti i hyrjes, kuzhinën me tryezari, dhoma të fjetjes me banjo të veçanta si dhe pamje panoramike në të gjitha nivelet e banimit.

Pamja e jashtme, ndriçimi natyral, madhështia e depërtimit të dritës e lidhshmëria me ambientin e jashtëm i bëjnë shtëpitë që të jetosh çdo moment në të.

Shtëpitë kanë edhe një margaritar të veçantë në pjesën e nënkulmit ku ju ikni nga përditshmëria dhe mund të kaloni kohën tuaj apo të argëtoheni me hobin tuaj të preferuar të shoqëruar me një pamje të mrekullueshme drejt parkut dhe qytetit.

19 Shtëpitë janë të organizuara në tre tipe:

Shtëpi 363m2
Shtëpi 303m2
Shtëpi 294m2

Hapësirat Gjelbëruese

Të pasurit një apartment apo shtëpi në Marigona Hill do të thotë të jetoni në një lagje ku ju jeni të rrethuat nga gjelbërimi, ku ju frymëzoheni çdo ditë dhe zgjoheni me vullnet pozitiv.

Një hapësirë e tillë është zhvilluar falë eksperiencës së akritektëve Italian të specializuar në fushën e hapësirave gjelbëruese ku çdo lule e mbjellur ka qëllimin dhe hapësirën përkatëse të analizuar me çdo detaj. “Marigona Hill” do të jetë një botë plot ngjyra, me parqe të shumta të mrekullueshme, të cilat rrisin nivelin e mirëqenies.

Qëllimi është që të krijohet biodiversitet për sa i përket zgjedhjes së bimëve.

Pasurimi i bimëve, ngjyrave dhe aromës, janë të alternuara sipas stinëve, kështu duke garantuar çdo sezonë të njëjtën shumëllojshmëri.

Të njëjtën zgjedhje kemi bërë dhe për pemët, duke marrë të mirëqenë që pemët janë kolonat e kopshteve tona, ato që krijojnë lidhjen mes tokës dhe qiellit e kështu zgjodhëm forma të ndryshme pemësh që shprehen në forma të ndryshme.

Finesat e lagjes

Ka shumë detaje që bëjnë lagjen “Marigona Hill” eksperiencë në vete…

Të jetosh në këtë lagje do të thotë të mos ikësh kurrë sepse të gjitha gjërat mahënitëse ndodhin në një vend.

Thjeshtë i ke të gjitha sikur në PËRRALLË!