Biznes – Marigona Hill

Ne mendojmë jo vetëm për ata që duan të jetojnë në përralla, por edhe për ata që punojnë për to.

Për të rritur dinamikën dhe fuqinë e komunitetit tonë të ri, në Marigona Hill krahas njësive të banimit do të ketë edhe lokale afariste.

Në Marigona Hill lokalet kanë mundësi të përshtatjes së madhësisë sipas nevojës së biznesit.

Lokalet me qira

Në Marigona Hill tashmë ka filluar procesi i ofrimit të lokaleve me qira. Këto lokale janë të pozicionuara në fazën e parë të projektit dhe sipas planifikimit, puna mund të filloj që nga Qershori 2024. Lokalet në Marigona Hill fillojnë prej 45m2 deri te ato më të mëdha! E veçanta e këtyre lokaleve është se janë me tavane të larta, ndriçim natyral e hapësira të bollshme për të ju përshtatur nevojave të biznesit tuaj.

Një lokal në Marigona Hill do të ju ofrojë qasje në një treg të veçantë të klientëve dhe operimin në një ambient ku do të jenë brendet më të mira vendore dhe ndërkombëtare.

Aktualisht ka disa dyqane që janë të disponueshme për qira andaj për detaje dhe më shumë informata mund të kontaktoni në [email protected] apo në numrin e telefonit: 044/666-094.

Lokalet në shitje

Janë vetëm 30 lokale të cilat po ofrohen për shitje në qytezën Marigona Hill. Ju keni mundësi të zgjedhni organizimet e lokaleve të cilat fillojnë nga 53 m2 dhe vazhdojnë me lokale më të mëdha ku përfshihen edhe lokalet e zhvilluara në dy kate. Lokalet janë të pozicionuara në një nga pjesët më të favorshme të qytezës, ashtu që komuniteti i qytezës të gjejë gjithcka që i nevojitet pa pasur nevojë të shkoj më larg. Marigona Hill do të jetë vendi i cili do i ofrojë biznesit tuaj mundësi të zhvillohet dhe të operojë në ambientin ku do të jetojnë mbi 1000 familje.

Investimi në këtë periudhë jo vetëm qe do ju bëjë pronar të këtyre lokaleve por investimi juaj do të jetë me çmimet më konkuruese në treg për lokalet që shtrihen në zonën më të veçantë në vend dhe rajon. Duke parë trendet e patundshmërive dhe veçantinë e lokacionit të qytezës Marigona Hill, në të ardhmen vlera e këtyre lokaleve do të jetë dy apo tre herë më e lartë.

Për detaje dhe ofertat për këto lokale,ju ftojmë të na vizitoni në zyret tona apo të na telefononi në 049/162/000 ose 048/162/000 apo na kontaktoni përmes email adresës tonë në [email protected].