Jeta përtej katër mureve
Çfarë e bën një vend të ndihet si shtëpi? Zbuloni një mënyrë jetese ku shtëpia, natyra, komuniteti dhe përditshmëria bëhen pjesë e së njëjtës përvojë.

Ka një moment kur e kupton nëse një vend të përshtatet.
Nuk ndodh domosdoshmërisht brenda shtëpisë. Mund të jetë gjatë ecjes së mëngjesit, kur del për kafe, kur fëmijët kthehen nga shkolla apo kur, pas një dite të gjatë, vendos të bësh edhe një shëtitje para se të hysh brenda.
Sepse jetesa në Prishtinë nuk përcaktohet vetëm nga shtëpia apo apartamenti ku banon, por edhe nga gjithçka që e rrethon.
Është rruga që bëjmë çdo mëngjes. Pamja që shohim nga dritarja. Hapësirat e gjelbra ku ecim. Njerëzit që takojmë. Gjërat që mund t'i bëjmë pa e planifikuar gjithë ditën rreth tyre.
Në Marigona Hill, kjo ide ka qenë pjesë e planit që nga fillimi.
Një shtëpi brenda një komuniteti
Një shtëpi mund të ketë arkitekturë të mirë, dritë natyrale dhe hapësirë të mjaftueshme. Por mënyra se si ndihemi aty ndikohet po aq shumë nga ajo që ndodh jashtë saj.
Prandaj, Marigona Hill nuk është menduar thjesht si një koleksion ndërtesash të vendosura pranë njëra-tjetrës, por si një komunitet rezidencial në Prishtinë, ku hapësirat e banimit dhe përditshmëria janë pjesë e të njëjtit plan.
Shtëpitë, tarracierët dhe apartamentet janë pjesë e një qyteze ku banimi lidhet me gjelbërimin, edukimin, sportin, kulturën, shërbimet dhe hapësirat afariste.
Këtu, hapësirat jashtë shtëpisë kanë po aq rëndësi sa ato brenda saj.
Jo çdo gjë duhet të kërkojë një udhëtim me veturë.
Ndonjëherë mjafton të dalësh nga shtëpia.

Përditshmëria është ajo që ka më shumë rëndësi
Arkitekturën e vëren menjëherë.
Përditshmërinë e kupton me kohë.
E kupton kur një ecje bëhet pjesë e rutinës. Kur fëmijët kanë më shumë hapësirë jashtë. Kur një kafe nuk kërkon planifikim. Kur një pjesë e gjërave që dikur ishin obligime, bëhen thjesht pjesë e ditës.
Pikërisht këto momente të vogla përcaktojnë cilësinë e jetesës.
Dhe ndoshta ky është ndryshimi më i madh mes të pasurit një pronë dhe të pasurit një vend që e quan shtëpi.
Në Marigona Hill, shtëpia nuk përfundon te dera.

