Jeta në Marigona Hill

15 minuta që ndryshojnë mënyrën si jetojmë

Më pak kohë në rrugë dhe më shumë kohë për vete. Si afërsia mes shtëpisë, edukimit, shërbimeve dhe rekreacionit ndryshon përditshmërinë.

Marigona Hill në Prishtinë, me hapësira banimi, edukimi dhe rekreacioni brenda qytezës.

Sa kohë të ditës e kalojmë duke shkuar nga një vend në tjetrin?

Nga shtëpia në shkollë. Nga shkolla në punë. Pastaj në palestër, në market, për kafe, për një takim dhe përsëri në shtëpi. Veçmas, secila rrugë mund të duket e shkurtër. Por të mbledhura bashkë, këto udhëtime marrin orë të tëra nga java jonë.

Prandaj, një nga gjërat që e bën jetesën më të lehtë është shumë më e thjeshtë sesa mendojmë: të kemi më shumë gjëra afër.

Kur përditshmëria bëhet më e thjeshtë

Në planifikimin modern urban, gjithnjë e më shumë flitet për lagje ku nevojat e përditshme mund të përmbushen brenda një distance të shkurtër nga shtëpia. Marigona Hill është zhvilluar mbi një ide të ngjashme. Në këtë qytezë rezidenciale në Prishtinë, banimi ndërthuret me edukimin, sportin, hapësirat e gjelbra, kulturën dhe shërbimet e përditshme.

Princeton School of Prishtina, funksionale që nga shtatori i vitit 2025, është tashmë pjesë e komunitetit. Prania e Riinvest University në zonë i shton një dimension tjetër edukimit, ndërsa zhvillimi i hapësirave komerciale krijon mundësi të reja për biznese dhe shërbime pranë banorëve.

Qëllimi është i thjeshtë: një pjesë e përditshmërisë të zhvillohet më afër shtëpisë.

Princeton School of Prishtina në Marigona Hill

Më pak kohë në rrugë, më shumë kohë për vete

Pesëmbëdhjetë minuta mund të mos duken shumë. Por kur i kursejmë disa herë gjatë ditës, ato fillojnë të bëjnë ndryshim. Mund të jenë një kafe më e gjatë në mëngjes. Një shëtitje pas pune. Pak më shumë kohë me familjen. Apo thjesht një pasdite pa pasur nevojë të nxitojmë nga një vend në tjetrin. Janë këto momente të vogla që ndikojnë në mënyrën si e përjetojmë vendin ku jetojmë.

Lokacioni është më shumë se një pikë në hartë

Kur zgjedhim një shtëpi apo apartament në Prishtinë, lokacioni është ndër gjërat e para që marrim parasysh. Por një lokacion i mirë nuk përcaktohet vetëm nga distanca me qendrën e qytetit. Ka rëndësi edhe çfarë gjendet pranë shtëpisë. Ku mund të ecim, ku mund të kalojmë kohën e lirë dhe sa lehtë mund t'i organizojmë aktivitetet e përditshme.

Në Marigona Hill, afërsia mes hapësirave të banimit, edukimit, rekreacionit dhe shërbimeve është pjesë e mënyrës se si është planifikuar qyteza. Sepse në fund, koha që nuk e kalojmë në rrugë është kohë që mund ta kalojmë duke bërë diçka që na pëlqen.