Banorë duke shëtitur në një shëtitore me pemë në Marigona Hill.

Lifestyle

Jeta në Marigona Hill

Inspiruar nga koncepti japonez Ikigai

Shiko planin

Eja, shëtit qytezën para se të zgjedhësh ku përket.

Koncepti i Ikigia

Ikigai

Frymëzimi i Marigona Hill është koncepti japonez i jetesës “IKIGAI” me fokus në krijimin e kushteve për jetë të gjatë e të lumtur, duke i kushtuar vëmendje të veçantë gjendjes shpirtërore, paqësore dhe mondane, por mbi të gjitha detajiste.

Infrastrukturë

Gjithçka funksionon rreth teje.

Bulevardet, trotuaret, shtigjet për biçikleta dhe parkimi janë pjesë e planit të Marigona Hill. Koncepti përfshin edhe menaxhimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta, që banimi të mbështetet nga infrastruktura përreth tij.

Jetëgjatësi

Më shumë hapësirë për të lëvizur

Koncepti përfshin hapësira për sport, shëtitje dhe rekreacion, nga terrenet sportive te zonat e gjelbra. Pishina, fitness dhe spa janë pjesë e vizionit për një përditshmëri ku aktiviteti dhe pushimi kanë vendin e tyre.

Unaza për biçikleta që përshkon Marigona Hill, mes peizazhit të gjelbër.
Fëmijë në banka në një klasë të ndriçuar në Marigona Hill.

Edukim

Mësimi si pjesë e qytezës

Edukimi zë një vend të veçantë në konceptin e Marigona Hill. The Nido Montessori për fëmijërinë e hershme dhe Princeton School of Prishtina për shkollimin janë pjesë e kësaj ideje, që e mendon rritjen e fëmijëve brenda mjedisit të qytezës.

Kulturë & Art

Arti jeton këtu.

Galeria e artit, hapësirat për aktivitete kulturore, dhe muzeu janë pjesë e konceptit të qytezës. Ato e vendosin kulturën pranë jetës së përditshme dhe krijojnë mundësi për të parë, mësuar dhe ndarë përvoja.

Fotografi e madhe e ekspozuar në Galerinë e Artit të Marigona Hill.
Njerëz në tavolinat e kafeneve përgjatë Walking District.

Fashion & Entertainment

Walking District

Walking District është menduar si një hapësirë shëtitjeje dhe takimi, me lokale për dyqane, gastronomi dhe shërbime. Koncepti lidh banorët me vizitorët e qytezës dhe i jep biznesit një vend brenda jetës së saj të përditshme.

Eksploro hapësirat komerciale

Natyrë

Hapësirë për të marrë frymë.

Oborret, tarracat dhe hapësirat e gjelbra e lidhin banimin me natyrën. Në plan parashihen edhe shtigje në drejtim të Badovcit dhe Gërmisë, për më shumë mundësi lëvizjeje jashtë shtëpisë.

Shtigje këmbësorësh mes pemëve të parkut, parë nga lart.

Shëndet & Estetikë

Shërbime më pranë përditshmërisë

Koncepti i shërbimeve në Marigona Hill përfshin farmaci, laborator, stomatologji, fizioterapi dhe estetikë. Këto hapësira janë menduar për nevoja të ndryshme të banorëve dhe të vizitorëve të qytezës.

Një pishinë spa e qetë në dritë të butë.

Një ditë në Marigona Hill

Një ditë e menduar ndryshe.

  1. 07:00Vrap në qytezë
  2. 09:00Shkolla, afër.
  3. 13:00Drekë në lagje.
  4. 18:00Vrapo. Noto. Stërvitu. Shëtit.
  5. 20:30Darkë. Art. Miq.
  6. 22:00Shtëpi.
Një rrugë e Marigona Hill në dritën e artë të mbrëmjes.

Gjithçka që e bën një ditë të vlejë. Më pranë shtëpisë.