NIDO Montessori School në qytezën Marigona Hill – Marigona Hill

NIDO Montessori School vjen në qytezën Marigona Hill, për të ofruar edukim të cilësisë së lartë për moshat 1 deri ne 6 vjeç.

Jemi shumë të lumtur që pjesë e Marigona Hill tani do të jetë edhe NIDO Montessori School, e cila u themelua në vitin 2021 për të ofruar arsim Montessori me cilësi të lartë në Kosovë. Kurrikula e NIDO-s përqendrohet në fushat STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Arte dhe Matematikë) dhe kombinon metodologjinë Montessori për t’i mbajtur fëmijët të angazhuar duke nxitur një interes të natyrshëm për të mësuar.
 
NIDO ofron edukim Montessori që fokusohet në të pesë parimet thelbësore të metodologjisë siç u zhvillua fillimisht nga Dr. Maria Montessori. NIDO Montessori School është kopsht kombëtar dhe ndërkombëtar i licencuar plotësisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë. NIDO përdor materiale të miratuara nga Association Montessori Internazionale (AMI) që konsiderohen të jenë materialet më të avancuara në tregun ndërkombetar, e që bazohen në mësimet e hershme të Dr. Maria Montessori.