Dyqanet

Për të rritur dinamikën dhe fuqinë e komunitetit tonë të ri, në Marigona Hill krahas njësive të banimit do të ketë edhe lokale afariste. Në Marigona Hill lokalet kanë mundësi të përshtatjes së madhësisë sipas nevojës së biznesit.

Lokalet në shitje

Janë vetëm 30 lokale të cilat po ofrohen për shitje në qytezën Marigona Hill. Ju keni mundësi të zgjedhni organizimet e lokaleve të cilat fillojnë nga 53 m2 dhe vazhdojnë me lokale më të mëdha ku përfshihen edhe lokalet e zhvilluara në dy kate. Lokalet janë të pozicionuara në një nga pjesët më të favorshme të qytezës, ashtu që komuniteti i qytezës të gjejë gjithcka që i nevojitet pa pasur nevojë të shkoj më larg. Marigona Hill do të jetë vendi i cili do i ofrojë biznesit tuaj mundësi të zhvillohet dhe të operojë në ambientin ku do të jetojnë mbi 1000 familje. Investimi në këtë periudhë jo vetëm qe do ju bëjë pronar të këtyre lokaleve por investimi juaj do të jetë me çmimet më konkuruese në treg për lokalet që shtrihen në zonën më të veçantë në vend dhe rajon. Duke parë trendet e patundshmërive dhe veçantinë e lokacionit të qytezës Marigona Hill, në të ardhmen vlera e këtyre lokaleve do të jetë dy apo tre herë më e lartë. Për detaje dhe ofertat për këto lokale,ju ftojmë të na vizitoni në zyret tona apo të na telefononi në 049/162/000 ose 048/162/000 apo na kontaktoni përmes email adresës tonë në [email protected].

Lokalet me qira

Në Marigona Hill tashmë ka filluar procesi i ofrimit të lokaleve me qira. Këto lokale janë të pozicionuara në fazën e parë të projektit dhe sipas planifikimit, puna mund të filloj që nga Qershori 2024. Lokalet në Marigona Hill fillojnë prej 45m2 deri te ato më të mëdha! E veçanta e këtyre lokaleve është se janë me tavane të larta, ndriçim natyral e hapësira të bollshme për të ju përshtatur nevojave të biznesit tuaj. Një lokal në Marigona Hill do të ju ofrojë qasje në një treg të veçantë të klientëve dhe operimin në një ambient ku do të jenë brendet më të mira vendore dhe ndërkombëtare. Aktualisht ka disa dyqane që janë të disponueshme për qira andaj për detaje dhe më shumë informata mund të kontaktoni në [email protected] apo në numrin e telefonit: 044/666-094.

Benefitet e Lokaleve

Lokacioni unik i Marigona Hill e bën këtë mundësi jashtëzakonisht atraktive për bizneset që kërkojnë të jenë pjesë e një qendre moderne, të gjallë dhe me infrastrukturë të avancuar. Me mbi 1,200 familje që do të jetojnë brenda qytezës, 2,000 të tjera në zonën përreth dhe mbi 20,000 banorë në një rreze prej më pak se 1 kilometër, baza e konsumatorëve është e qëndrueshme dhe në rritje.

Vendndodhje strategjike

Në zemër të një komuniteti me mbi 1,200 familje dhe 20,000 banorë brenda një rrezeje prej 1 km.

Rritje e vlerës së pronës

Minimum dyfishim i vlerës pas përfundimit të zhvillimit të plotë të qytezës.

Frekuencë e lartë vizitorësh

Hapja e çerdhes, shkollës fillore dhe zhvillimet e reja rrisin qarkullimin dhe klientelën potenciale

Të ardhura të qëndrueshme

Qira konkurruese, që mbulon pagesën mujore dhe gjeneron të ardhura pasive.

Dizajn modern dhe hapësira të bollshme

Tavane të larta, ndriçim natyral dhe mundësi personalizimi sipas nevojave të biznesit.

Menaxhim i centralizuar

Mirëmbajtje profesionale e qytezës që garanton funksionalitet dhe pamje të përhershme atraktive.

Kërkoni Ofertën Tuaj të Personalizuar

Hidhni hapin e parë drejt qytezës tuaj të ëndrrave. Ekipi ynë do të përgatisë një ofertë të personalizuar, të përshtatur me preferencat dhe kërkesat tuaja.

1

Dërgoni Kërkesën Tuaj

Plotësoni formularin me të dhënat e kontaktit dhe çdo kërkesë specifike që mund të keni.

2

Konsultim i Personalizuar

Ekipi ynë do t’ju kontaktojnë për të diskutuar në detaje nevojat dhe dëshirat tuaja.

3

Pranoni Ofertën

Pranoni një propozim të përshtatur me stilin tuaj të jetesës dhe qëllimet tuaja të investimit.

Contact Information

Emri Mbiemri(Required)

Thank you for your request! Our team will contact you shortly to discuss your personalized offer.

There was an error submitting your request. Please try again or contact us directly.