Frymëzimi është një element i paspjegueshëm i përvojës njerëzore
Përvoja juaj në “Marigona Hill” fillon dhe mbaron me natyrën që përbëhet nga një park vjenez me shtigje për shëtitje, fusha të ndryshme sportive, parqe të lojërave për fëmijë dhe fitnesin e jashtëm. Të gjitha këto do t’u japin vullnet dhe entuziazëm për jetën.
Falë eksperiencës së arkitektevë italianë, të specializuar në dizajnim të hapësirave gjelbëruese, do të mbillen pemë dhe lule të llojllojshme, të gjitha të përzgjedhura me kujdes në mënyrë që të bëhet filtrimi natyral i ajrit në hapësirat e Marigona Hill.
Për mirëqenien tuaj do të ndërtohet edhe shtegu që ju shpie prej Marigona Hill deri tek liqeni i Badovcit dhe parku i Gërmisë.
Sikurse në projektin paraprak, për një nivel të lartë të jetesës, ne do të jemi gjithmonë të pranishëm me shërbimet e mirëmbajtjes si: pastrimin e rrugëve, heqjen e mbeturinave, mirëmbajtjen e rrjeteve dhe sigurimin e shtuar.
Për më shumë, do të ketë edhe një “Walking District” shëtitore pranë dyqaneve, që ua bën juve krejtësisht të lehtë dhe të shpejtë përmbushjen e nevojave elementare si blerjet në market, pastrimi kimik, floktari, barnatore etj.
Brenda “Marigona Hill” është veçuar parcela për çerdhen e lagjes, e cila do t’i jepet nën menaxhim Komunës së Prishtinës.
Të gjithë ju që jeni të interesuar ju presim me kënaqësi që të na vizitoni në zyrat tona, në lokacionin ku po vazhdojnë punimet dhe po merr formë qyteza “Marigona Hill” .
I K I G A I
Frymëzimi i Marigona Hill është̈ koncepti japonez i jetesës “IKIGAI”.
Sjellim tek ju sekretin japonez për jetë të gjatë dhe të lumtur, duke i kushtuar vëmendje të veçantë gjendjes shpirtërore, paqësore dhe mondane, por mbi të gjitha detajiste.
“IKIGAI” simbolizon filozofinë mbi arsyen e të qenit, duke vendosur balancin e vlerave shpirtërore dhe psikologjike, elemente këto që përbëjnë motivin për jetën.
Finesat e Qytezës
Ka shumë detaje që bëjnë lagjen “Marigona Hill” eksperiencë në vete…
Të jetosh në këtë lagje do të thotë të mos ikësh kurrë sepse të gjitha gjërat mahënitëse ndodhin në një vend.
Thjeshtë i ke të gjitha sikur në PËRRALLË!
Life in Motion, Pool and Spa
“Life in Motion, Pool and Spa” koncepti do të përfshijë pishinën, SPA, sallë fitnesi, aktivitete tjera fizike si pilates, yoga, crossfit edhe shumë aktivitete që vijnë për herë të parë në Kosovë në Marigona Hill. Kjo qendër është inspiruar nga koncepti “sa më shumë që lëvizë, aq më mirë jeton”.
Të jetosh në Marigona Hill, do të thotë të mos ikësh kurrë sepse të gjitha gjërat mahnitëse ndodhin në një vend. Thjesht i ke të gjitha sikur në përrallë!
Hapësirat e gjelbëruara
I gjithë koncepti i “Marigona Hill” është i ndërlidhur me natyrën dhe ruajtjen e saj. Kjo është filozofia të cilën përpiqemi ta përcjellim edhe te banorët e kësaj lagjeje: Pa natyrën, jemi të pajetë. Pikërisht për këtë arsye, hapësirat e gjelbëruara në “Marigona Hill” zënë një pjesë të konsiderueshme të lagjes.
Parqet
Parku i “Marigona Hill”, përveç që do të jetë një oazë botanike, me llojet e luleve më unike të përzgjedhura prej arkitektëve italianë që janë të specializuar në këtë fushë, do të ketë edhe shteg të pandërprerë për ecje/vrapim deri tek liqeni i Badovcit. Ky shteg ka një gjatësi rreth 3 km në një drejtim. Poashtu do të ketë edhe një shteg deri në parkun e Gërmisë.
Fushat sportive
Në kuadër të lagjes për kategori të caktuara sportesh, janë planifikuar një numër terrenesh të ndryshme sportive. Kjo hapësirë do të përbëhet nga fusha të futbollit, të tenisit, të basketbollit dhe nga hapësira të veçuara për rekreacion.
Mirëmbajtja
Banorët në këtë lagje do të kenë privilegjin të jetojnë në një mjedis të veçantë, të mirëmbajtur gjatë katër stinëve të vitit. Hapësirat e përbashkëta do të jenë të zbukuruara me shumëllojshmëri pemësh dhe lulesh çdo vit, duke e bërë kështu “Marigona Hill” një lagje atraktive edhe për vizitorët e jashtëm.
Shërbimi i mirëmbajtjes 24/7 do ta ruajë maksimalisht çdo hapësirë të lagjes, çka e bën “Marigona Hill” investimin tuaj më të qëlluar ndonjëherë, të cilit vlera do t’i rritet çdo vit.
Objektet e edukimit
Vëmendje e jashtëzakonshme i është kushtuar objekteve të edukimit. Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, çerdhja do ndërtohet në mënyrën që u mundëson të gjitha familjeve në “Marigona Hill” të kenë kontroll të plotë dhe të drejtpërdrejtë në edukimin e fëmijëve të tyre.
Parkingjet
Përgjatë “Marigona Hill”, hapësirat e parkingut do të jenë të shpërndara në mënyrë proporcionale. Ky menaxhim i trafikut brenda lagjes do t’i shmangë krejtësisht problemet e parkimit.
Business & Shopping Walking District
Vendi që në mënyrë të veçantë do t’i japë gjallëri lagjes dhe zhvillimit të jetës në të do të jetë “Walking District”. Ky koncept mbështetet në parimin e socializimit mes banorëve, pasi aty do të ndërtohet një shëtitore në të cilën do të ketë edhe kafene, dyqane ushqimore, të tekstilit, barnatore, pastrim kimik, agjensione turistike etj. Çdo gjë për të cilën do të keni nevojë, me siguri që gjendet në “Walking District”.
Mbushës për automjete elektrike
Duke parë trendet botërore, parashihet që numri i automjeteve elektrike të rritet dukshëm, ndaj për tu përgatitur për të ardhmen, në Marigona Hill kemi bërë planet që të kemi disa pika të mbushjes për automjete elektrike.
Mbushësit e automjeteve elektrike do të vendosen përgjatë rrugëve kryesore dhe në vend-parkingjet e përbashkëta.
Po ashtu, në parkingjet individuale do të jetë mundësia e vendosjes së një pajisje autonome në varësi të nevojes së banorit.
Koncepti i Marigona Hill nuk është që t’ju ofrojë vetëm një ndërtesë materiale, por t’ju bashkojë me një komunitet të madh plot harmoni, me një mjedis të sigurt dhe të pastër, me një hapësirë shumë funksionale për të plotësuar të gjitha nevojat tuaja për një jetesë të qetë, pa strese, duke rritur dhe edukuar fëmijë të shëndetshëm, të lumtur, e të sigurt.
Ka një pasion brenda secilit prej nesh, një talent unik, që i jep kuptim ditëve tona dhe na nxit të përkujdesemi për veten siç është më së miri.
Nëse ende nuk e dini se cili është IKIGAI juaj, misioni juaj është që ta zbuloni atë.
Mbi këtë filozofi është konceptuar “Marigona Hill”, për t’iu ofruar kështu arsye për një zgjim me të gjitha shqisat e aktivizuara në një univers
paralel me plot diell e gjallëri, me gjelbërim të pafund, të gjitha brenda një arkitekture që tejkalon imagjinatën, dhe me mundësinë për ta përmbyllur ditën plot energji duke rënë në shtrat me vullnetin pozitiv se e nesërmja do të jetë edhe më e mirë.
Ky parim filozofik i mbështetur në IKIGAI, na shtyn të vlerësojmë më të mirën e jetës dhe njerëzit, duke jetuar kështu të përmbushur dhe mbi të gjitha të lumtur në lagjen “Marigona Hill”.
Regjistrohu për më shumë informata
Për të shikuar mundësitë e blerjes, na telefononi në 049162000 ose 048162000 apo na kontaktoni përmes email adreses tonë në [email protected]
Poashtu zyret e Marigona Hill janë të hapura për vizite çdo ditë nga ora 09:00 deri në ora 17:00.