
Shëtitore “The Walking District”
Vendi që do t’i japë gjallëri lagjes është “The Walking District”, koncept ky që mbështetet në parimin e socializimit mes banorëve.
Shëtitorja do të ketë kafene, dyqane ushqimore, të tekstilit, barnatore, pastrim kimik, agjensione turistike etj. Çdo gjë për të cilën do të keni nevojë, me siguri që gjendet në “Walking District”.

Parqe të ndryshme argëtimi
Parku i “Marigona Hill”, përveç që do të jetë një oazë botanike, me llojet e luleve më unike, lagjja do të ketë edhe shteg të pandërprerë për ecje/vrapim deri tek liqeni i Badovcit. Ky shteg ka një gjatësi rreth 3 km në një drejtim. Poashtu do të ketë edhe një shteg deri në parkun e Gërmisë.

Fusha Sportive
Në kuadër të lagjes për kategori të caktuara sportesh, janë planifikuar një numër terrenesh të ndryshme sportive. Kjo hapësirë do të përbëhet nga fushat e futbollit, të tenisit, të basketbollit dhe nga hapësira të veçanta për rekreacion.

Restaurante dhe kafiteri
Në “Marigona Hill” ju do të gjeni disa nga restaurantet më të mira dhe kafiteri, në të cilat ju mund të dilni gjatë ditës të shijoni diellin apo dhe të shijoni një darkë fantastike me familjen në restaurantet brenda lagjes.

Fashion City
Në “Fashion City” ju do të keni mundësinë të eksploroni shumëllojshmërinë e brendeve të ndryshme që do të jenë pjesë e kësaj zone.
Do të gjeni disa nga brendet më të mëdha të tekstilit, ku ju mund të bëni “shopping” brenda lagjes dhe të ndiheni sikur me të vërtetë jeni në pasarelë.

Life in Motion, Pool and Spa
Koncepti do të përfshijë pishinën, SPA, sallë fitnesi, aktivite tjera fizike si pilates, yoga, crossfit dhe shumë aktivitete që vijnë për herë të parë në Kosovë. Kjo qendër është inspiruar nga koncepti “sa më shumë që lëvizë, aq më mirë jeton”.

Muzeu i Artit dhe Muzikës
Ne e vlersojmë shumë përjetimin e artit dhe muzikës dhe kështu kjo është copëza që më nuk do t’i mungojë lagjes tonë.
Me zhvillimin e “Muzeut të Artit dhe Muzikës”, ju do të keni gjithçka që ndonjëherë keni imagjinuar t’i keni në një vend.

Bulevarde 18m & mbushës për vetura elektrike
Në botën tonë pa kufij kemi edhe bulevarde të gjera deri në 18 metra si dhe mbushës për automjete elektrike. Mbushësit e automjeteve elektrike do të jenë të vendosura përgjatë rrugëve kryesore dhe në vend-parkingjet e përbashkëta.

Shtigje për çiklistë
Në lagje do të kemi edhe shtigje për çiklistë, ku ju mund të dilni dhe të shijoni pamjet e mrekullueshme të lagjes që është e rrethuar me gjelbërim.

Parkingje nëntokësorë
Përpos parkingjeve përgjatë rrugëve, në Marigona Hill ju do të keni edhe parkingun nëntokësorë. Ky menaxhim i trafikut brenda lagjes do t’i shmangë krejtësisht problemet e parkimit.

Siguri Maksimale
Çfarë e bën investimin tuaj akoma më me vlerë është fakti që në lagjen tonë ju do të ndiheni të sigurtë 24/7. Do të kemi siguri maksimale në çdo hapësirë të lagjes.

Objektet e edukimit
Vemendje e jashtëzakonshme i është kushtuar objekteve të edukimit. Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të ndërtohen:
-Kopështi për fëmijë,
-Shkolla Fillore,
-Kampusi Universitar.

Qendra Kulturore Polifunksionale
“Qendra Kulturore Polifunksionale”, një investim që do të sjellë frymë të modernizimit në lagje.
Funksioni i qendrës është të ushqejmë banorët me kulturë dhe kreativitet. Këtu do të akomodohen galeri të arteve, bibloteka moderne dhe hapësira për organizimin e eventeve kulturore.

Mirëmbajtje
Banorët e “Marigona Hill” do të kenë privilegjin të jetojnë në një mjedis të veçantë, të mirëmbajtur gjatë katër stinëve të vitit. Shërbimi i mirëmbajtjes 24/7 do të ruajë maksimalisht lagjen.

Recepsion i centralizuar
Banesat janë të projektuara deri në detajet më të vogla. Të gjitha banesat do të përbëhen nga korridore të ndriçuara me galeri dhe recepsion të centralizuar.

Markete ushqimore
Si pjesë e “Walking Disctrict” do të jenë dhe marketet ushqimore. Kjo do të thotë që ju nuk keni nevojë të dilni nga lagjja për të blerë ushqimin për shtëpi, ju i keni marketet brenda lagjes.

Afërsi me Liqenin e Badovcit
Një nga pikat me interes të veçantë është edhe afërsia e lagjes prej 3.5km me Liqenin e Badovcit.
Poashtu do të keni edhe shtegun për këmbësorë që ju shpie nga lagjja tek liqeni i Badovcit.

Afërsi me parkun Nacional të Gërmisë
Parku Nacional i Gërmisë ka largësi nga lagjja vetëm 4.8km, ku përmesë shtegut ju mund të ecni/vraponi deri në parkun e Gërmisë.
Regjistrohu për më shumë informata
Për të shikuar mundësitë e blerjes, na telefononi në 049162000 ose 048162000 apo na kontaktoni përmes email adreses tonë në [email protected]
Poashtu zyret e Marigona Hill janë të hapura për vizite çdo ditë nga ora 09:00 deri në ora 17:00.